Bombë jashtë një shkolle vajzash, 20 viktima e 40 të plagosur në Afganistan

Bota

Bombë jashtë një shkolle vajzash, 20 viktima e 40 të plagosur në Afganistan

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Një shpërthim u ka marrë jetën të paktën 20 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë në kryeqytetin e Afganistanit të shtunën. Sipas zyrtarëve lokalë, shumë nga viktimat ishin nxënëse në një shkollë të mesme vajzash, “Sayed Ul-Shuhada”.

Është e paqartë nëse sulmi ishte i koordinuar apo nëse bëhet fjalë për një autobombë. Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, dhe numri i të plagosurve e  të vdekurve ka të ngjarë të rritet, raporton New York Times, përcjell Abcnews.al

Rrugët ishin të mbushura me njerëz ditën e sotme pasi banorët e Kabulit po përgatiteshin për fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mohammad Daëood Danish, shefi i spitalit Mohammad Ali Jinnah në Kabul, tha se 20 trupa dhe më shumë se 40 të plagosur u transferuan në spitalin e tij.

“Gjendja shëndetësore e një numri vajzash është kritike,” tha  Danish.

Shpërthimi ndodh në një kohë kur grupet për mbrojtjen e  të drejtave të njeriut druhen se tërheqja e afërt e trupave amerikane do të rrezikojë gratë nëse Talibanët zgjerojnë kontrollin e tyre mbi pjesë të vendit, duke pasur parasysh rregullat shtypëse që ata zbatuan nën regjimin e tyre në vitet 1990. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat