Fotografia e parë e realizuar ndonjëherë dhe fotografitë më ikonike të të gjitha kohërave

Bota

Fotografia e parë e realizuar ndonjëherë dhe fotografitë më ikonike të të gjitha kohërave

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:51
Fotografia e parë

Francezët Nicephor Niepce dhe Louis Daguerre besohet se janë zbuluesit e fotografisë.

Ata zhvilluan teknikën e parë dhe procesin i cili mundësonte ruajtjen e pamjeve.

Në vitin 1826 Niepce arriti që të fiksojë foton e parë të realizueshme.

Për ta realizuar këtë fotografi atij ju nevojitën tetë orë dhe disa ditë ekspozim në kamerë.

Më pas, bashkëpunëtori i Niepce, Louis Daguerre, vazhdoi zhvillimin e procesit fotografik.

Ai kërkoi vetëm disa minuta ekspozim në kamera dhe prodhoi rezultate të qarta e të hollësishme. Këto detaje u prezantuan në botë në vitin 1839.

Mirëpo më vonë u zbuluan materiale të reja, të cilat zvogëluan kohën e kërkuar të ekspozimit të kamerës nga minuta në sekonda dhe përfundimisht në të qintat e sekondës.

Image
Robert Cornelius vendosi një aparat fotografik dhe bëri autoportretin e parë në botë në pjesën e prapme të një biznesi në Rrugën Chestnut në Filadelfia. Fotografia që tani është ikonike, u shkrep më shumë se 170 vjet më parë në vitin 1839.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat