Mbeturinat e raketës kineze pritet të hyjnë në atmosferë gjatë ditës së diel, ose të shtunën vonë

Bota

Mbeturinat e raketës kineze pritet të hyjnë në atmosferë gjatë ditës së diel, ose të shtunën vonë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Mbeturinat e raketës së Kinës pritet të hyjnë përsëri në atmosferë të shtunën vonë ose herët të dielën, thanë të shtunën qendrat gjurmuese evropiane dhe amerikane.

Sipas medieve të huaja, ministria e jashtme e Kinës tha të premten se pjesa më e madhe e mbeturinave nga raketa do të digjet gjatë hyrjes dhe nuk ka shumë gjasa të shkaktojë ndonjë dëm.

Mbikëqyrja dhe Gjurmimi Hapësinor i BE-së, tha se probabiliteti statistikor i një ndikimi në tokë në zonat e populluara është i “ulët”, por vuri në dukje se natyra e pakontrolluar e objektit bëri çdo parashikim të pasigurt.

Kina lëshoi ​​një raketë të quajtur Long March 5B më 29 prill që dërgon në orbitën e Tokës modulin e parë të stacionit të saj të ri hapësinor, Tianhe.

Një segment i madh i raketës kineze është në një rënie të pakontrolluar drejt Tokës dhe parashikimi i fundit i pistës sugjeron që mbeturinat mund të rrëzohen në një zonë potencialisht të populluar.

Kina lëshoi ​​një raketë të quajtur Long March-5B në 29 prill që dërgoi modulin e parë të stacionit të ri hapësinor në orbitën e Tokës. Ndërsa raketat me shumë pjesë zakonisht digjen para se të futen në orbitën e Tokës, te kjo raketë nuk po ndodh e njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat