Shkencëtarët sekuencojnë me sukses gjenomën e palmave të hurmave të zhdukura më parë

Bota

Shkencëtarët sekuencojnë me sukses gjenomën e palmave të hurmave të zhdukura më parë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:47
Palmave të hurmave

Një studim i realizuar së fundmi, shënon herën e parë që studiuesit kanë sekuencuar gjenomet e bimëve nga farat “e lashta” të mbjella.

Studiuesit nga qendra NYU Abu Dhabi për Gjenome dhe Sisteme të Biologjisë, kanë sekuencuar me sukses gjenomën e varieteteve të palmave të hurmës të zhdukura më parë, por që kanë “jetuar” më shumë se 2 mijë vjet më parë.

Ata këtë e bënë duke përdorur farat e palmës së hurmës që u gjetën në vendet arkeologjike në rajonin jugor të Levantit, radiokarbon që daton nga shekulli i 4-të para erës sonë.

Farat u mbinë për të dhënë bimë të reja të qëndrueshme. E studiuesit kryen renditjen e plotë të gjenomit të këtyre mostrave, duke përdorur të dhënat e gjenomit për të ekzaminuar gjenetikën e këtyre palmave të hurmës që janë zhdukur shumë kohë më parë.

Ky studim shënon herën e parë që studiuesit kanë sekuencuar gjenomet e bimëve nga farat e “lashta” të mbjella. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat