Afganistan: Talebanët njoftojnë për një armëpushim për Bajram

Bota

Afganistan: Talebanët njoftojnë për një armëpushim për Bajram

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:47
Talebanët

Një zëdhënës i Talebanëve njoftoi për një armëpushim mbarëkombëtar në Afganistan i cili do të hyjë në fuqi kur të fillojnë të enjten festa treditore e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Njoftimi pason një rritje të numrit të sulmeve nga grupi islamik kryengritës kundër forcave qeveritare në shumë provinca afgane.

Njoftimi për armëpushim erdhi një ditë pasi disa shpërthime para një shkolle vajzash në Kabul shkaktuan vdekjen e më shumë se 60 personave, kryesisht nxënës.

Talebanët thanë të dielën se udhëheqësit e tyre kanë udhëzuar luftëtarët kryengritës “të ndalin të gjitha operacionet sulmuese kundër armikut” në të gjithë vendin për t’u dhënë mundësi afganëve të festojnë në një “atmosferë paqësore dhe të sigurt”.

Megjithatë ata janë udhëzuar të thyejnë armëpushimin vetëm për vetëmbrojtje dhe të mos vizitojnë zonat armike ose të presin forcat afgane të sigurisë gjatë festimeve treditore të Bajramit.

Talibanët kanë deklaruar edhe më parë armëpushime për Bajramin por kanë rifilluar luftimet menjëherë pas festës.

Ministria e Brendshme afgane tha të hënën se pak para njoftimit të armëpushimit të Talebanëve të paktën 11 njerëz u vranë kur një shpërthim bombe goditi një autobus në provincën jugore Zabul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat