Konflikti në Gaza, 26 palestinezë të vrarë, përfshirë 9 fëmijë

Bota

Konflikti në Gaza, 26 palestinezë të vrarë, përfshirë 9 fëmijë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Në videon e publikuar nga The Sun, shihen flakët e shumta të shkaktuara nga raketat që Izraeli hodhi në Palestinë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz sot ka urdhëruar më shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës dhe thirri forcat reserve.

Sipas të përditshmes Maariv, Gantz e mori vendimin pas një takimi me shefin e tij të shtabit Aviv Kochavi dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Izrael për të vlerësuar situatën në Gaza.

Kanali izraelit 13 raportoi se rezervistët do të vendosen në zonat përreth Gazës për të forcuar sigurinë, raporton TCh.

Deri sot në mëngjes, 26 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 9 fëmijë, ndërsa mbi 800 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe përplasjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Ushtria izraelite të hënën vonë tha se ka filluar një operacion ushtarak, me emrin e koduar “Gardiani i Mureve”, për t’iu përgjigjur asaj që e quajti shkrepje me raketa nga Rripi i Gazës.

Tensioni u zhvendos nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës në Gaza u zotuan të hakmerreshin për sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit nëse nuk ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat