Shifrat shokuese: Ky shtet evropian regjistroi marsin më vdekjeprurës që prej vitit 1947

Bota

Shifrat shokuese: Ky shtet evropian regjistroi marsin më vdekjeprurës që prej vitit 1947

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Një e dhënë tronditëse vjen nga Çekia, ku sipas Agjencisë së Statistikave, marsi i këtij vit ka rezultuar më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër që nga viti 1947.

Referuar të dhënave zyrtare, 16,000 vdekje u regjistruan në mars, konkretisht rreth 60 për qind më shumë se numrat mesatarë për atë muaj në periudhën 2015-2019.

Çekia u përball me valë të rëndë të koronavirusit në muajin mars, çfarë e detyroi Qeverinë që t’i ndalojë udhëtimet midis rajoneve për disa javë. Nga viktimat e raportuara për atë muaj, 5,779 ishin njerëz që u infektuan me koronavirus dhe vdiqën, kanë treguar më herët të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave, vdekshmëria ishte më e lartë midis burrave sesa grave. Javëve të fundit, situata pandemike është përmirësuar dukshëm në Republikën Çeke.

Mesatarja shtatëditore e infektimeve ka rënë në 95 raste për 100,000 banorë, shkruan Rel. Të hënën, Çekia ka nisur rihapjen e dyqaneve jothelbësore, pas gati gjashtë muajsh të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat