Maas: Sulmet me raketa ndaj Izraelit duhet të ndalen menjëherë

Bota

Maas: Sulmet me raketa ndaj Izraelit duhet të ndalen menjëherë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:26
Heiko Maas

Pasi organizata militante Hamas njoftoi se lëshoi më shumë se 130 raketa drejt Tel Aviv pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, dënoi raketimin e Izraelit të martën mbrëma dhe tha se sulmet duhet të ndalen menjëherë.

"Sulmet me raketa ndaj Izraelit janë plotësisht të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Në këtë situatë, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.

Ky përshkallëzim i dhunës nuk mund të tolerohet dhe as të pranohet," njoftoi ministri Maas në Twitter, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat