Vladimir Putin një diktator i plotfuqishëm, por çuditërisht i rrezikuar

Bota

Vladimir Putin një diktator i plotfuqishëm, por çuditërisht i rrezikuar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:29
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është shumëçka për shumë njerëz. Për disa ai është një Stalin i ditëve të sotme. Për të tjerët një Car i ri. Për presidentin aktual të SHBA-së, Xho Bajden, ai është një “vrasës”. Të gjitha këto krahasime kanë një gjë të përbashkët: pushtetin.

Ato përshkruajnë një lider që sundon me dorë të hekurt në shtëpi, dhe që guxon të sfidojë rivalët e tij perëndimorë jashtë vendit. Por sikur kjo të mos jetë e vërtetë? Të gjithë despotët e kanë një dobësi;mjafton të kini parasysh Muamar Kadafin e Libisë, Sadam Huseinin e Irakut,dhe Nikolae Çausheskun e Rumanisë.

Të gjithë ata u vranë. Dhe siç e ka theksuar në një rast politologu Milan Svolik:“Për shumicën e diktatorëve, thjesht vdekja në shtrat është një arritje e rëndësishme”. Për të kuptuar sa shanse ka Putin të ketë një fund të paqtë, ne biseduam me Timoti Fraj, autor i një libri të ri “Njeriu i fortë i dobët: Kufijtë e pushtetit në Rusinë e Putinit”. Fraj është një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias, dhe drejtues kërkimesh në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë.

Në librin tuaj, ju flisni për 3 kufizime themelore ndaj fuqisë së tij, që e bëjnë atë një njeri të fortë “të dobët”. Cilat janë këta faktorë?

Putini është i pakonkurrueshëm në politikën ruse. Ai nuk kontrollohet nga ndonjë parti politike apo ushtri, siç ndodh me disa autokratë. Por kjo nuk e bën atë të plotfuqishëm, siç argumentojnë shumë njerëz.

Për të qeverisur një vend me më shumë se 140 milionë banorë, dhe të shtrirë në 11 zona kohore, ai mbështetet tek një zinxhir burokratësh, biznesmenësh dhe agjentësh, të gjithë kanë interesat e tyre personale. Putini duhet t’i motivojë dhe monitorojë ata, herë me kërcënime, herë me shpërblime, dhe herë me bindje. Putini varet nga ata për informacione, një problem ky i përhershëm tek autokracitë.

Së dyti, si të gjithë autokratët, ai përballet me kërcënimin e dyfishtë të një grushti shteti nga elitat politike, apo një revoltë nga masa popullore. Këto kërcënime të dyfishta,krijojnë shpesh dilema të vështira midis shpërblimit të rrethit të tij të ngushtë,apo publikut të gjerë.

Dhe këto 2 synime janë shpesh në kundërvënie me njëra-tjerën. Për shembull, Putini duhet të manipulojë ekonominë për të shpërblyer miqtë e tij, por jo aq shumë sa ta ngadalësojë rritjen ekonomike dhe të ndezë protestat popullore.

Së treti, Putini mund të përdorë shtypjen për të qëndruar në pushtet, por ky është një mjet i kushtueshëm. Represioni nuk mund t’i zgjidhë për momentin problemet që shkaktojnë elitatdhe opozitat e mëdha. Por ai nuk promovon rritjen e ekonomisë apo të standardit të jetesës.

Për me tepër, ai mund të shkaktojë efektin e kundërt. Pra, sfida e Putinit është të shtypë kundërshtarët politikë, por jo aq shumë sa të shkaktojë një reagim të ashpër. Ndërsa Kremlini e portretizon Putinin si të plotfuqishëm, ai përballet me të gjitha kufizimet që janë të zakonshme për autokracitë.

A mund të bëjë ndonjë gjë Perëndimi duke shfrytëzuar 3 dobësitë e Putinit, për tandryshuar atë dinamikë?

Një politikë e jashtme më agresive e Putinit i forcon shërbimet e sigurisë, burokratët shtetërorë dhe kompanitë në sektorët konkurrues të importit. Por nuk është shumë popullore për publikun e gjerë. Rusët e mbështetën me shumë entuziazëm aneksimin e Krimesë, por ata kundërshtojnë në shumicë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në Ukrainën Lindore, mbajtjen e trupave ruse në Siri, apo aneksimin e Bjellorusisë.

Dhe shumë rusë do të dëshironin të shihnin marrëdhënie më të mira me SHBA-në. Mënyra më e mirë për SHBA-në është të sigurojë aleatët e saj në Evropë të cilët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse, dhe të vazhdojnë ta sigurojnë publikun rus se Uashingtoni nuk është një kërcënim për ta. Një hap i parë i mirë, do të ishte lehtësimi i udhëtimit të rusëve në Evropë dhe SHBA, duke rihapur konsullatat e SHBA-së të mbyllura kohët e fundit në Ekaterinburg dhe Vladivostok.

Dobësitë e Putinit nuk i kanë ofruar shumë hapësirë kritikëve dhe rivalëve të tij politikësikurse është Aleksei Navalni…

Putini ka qenë i suksesshëm në mënjanimin e rivalëve të tij. Por “formula”ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në dekadën e tij të parë në detyrë, madhësia e ekonomisë ruse udyfishua,ndërsa në të dytën ai kreu aneksimin e Krimesë.

Por 4-5 vitet e fundit ai i është kthyer formave më të ashpra të shtypjes, pasi mjetet e tjera kanë dështuar. Standardet e jetesës kanë mbetur të vend për gati një dekadë. Rusët i marringjithnjë e më shumë lajmet nga mediat sociale sesa nga mediat shtetërore.

Ata janë lodhur nga aventurat në politikën e jashtme dhe nga qeverisja e keqe. Kremlini është përpjekur të dalë me një strategji të re për të legjitimuar sundimin e tij, por pa shumë sukses. Problemi i opozitës është se autokracitë e personalizuara si Rusia e Putinit,shpesh qëndrojnë në këmbë për shkak se kostoja e humbjes së pushtetit të tyre është shumë e lartë.

Nëse udhëheqësit në autokracitë ushtarake mund të tërhiqen në kazerma, dhe ata tëautokracive njëpartiake mund të tërhiqen në parti, nuk ka asnjë tërheqje të butë për autokratët personalistë. Ata, dhe rrethi i tyre i ngushtë, kapen shpesh pas pushtetit për shkak të frikës sëasaj që vjen më pas.

Çfarë mund të bëjnë SHBA dhe bota e lirë për të ndihmuar Navalnin dhe opozitën ruse në përgjithësi?

Mbështetja më e mirë që SHBA-ja mund t’i japë opozitës ruse, është të përmirësojë performancën e demokracisë në Amerikë. Në një periudhë afatshkurtër, SHBA-ja mund tambajë Navalnin në qendër të vëmendjes së publikut, të vendosë sanksione ndaj individëve të veçantë, dhe t’i bëjë presion Kremlinit.

Por në planin afatgjatë, bërja sërish tërheqëse e demokracisë, do të ishte një ndihmë e madhe për ata që do të donin ta bënin Rusinë një version më të mirë të vetvetes.

Në librin tim unë tregoj se si në fund të viteve 1980, qëndrova në 6 qytete sovjetike për 15 muaj, si pjesë e një shkëmbimi kulturor të Agjencisë së Informacionit të SHBA-së.

Në atë kohë bisedoja çdo ditë me mijëra sovjetikë për jetën në SHBA. Përparësia jonë më e madhe, ishte pikëpamja e përhapur në Bashkimin Sovjetik se qeveria amerikane, pavarësisht të gjitha problemeve që kishte, siguronte shumë më shumë liri dhe prosperitet sesa rivalët e saj komunistë.

A do të jetë Putin një diktator i përjetshëm?

Shumë analistë argumentojnë se formimi dhe temperamenti që ka fituar Putin nga puna e tij e dikurshme në KGB, e kanë mbajtur në pushtet për kaq shumë kohë, por koha e tij në detyrë ka të bëjë edhe me një kurs të njëjtë që kanë ndjekur autokratët në ish-Bashkimin Sovjetik.

Për shembull, Nursultan Nazarbaev e sundoi Kazakistanin për 29 vjet, ndërsa Aleksandër Llukashenko është prej 27 vitesh në pushtet në Bjellorusi. Kur u përball me kufizimet e mandatit, Putini ndoqi shembullin e autokratëve të tjerë në rajon dhe e zgjati mandatin e tij në detyrë.

Kjo tregon që ai do të qëndrojë ndoshta gjithë jetën e tij në pushtet. Por, Rusia është një autokraci e pazakontë. Është një vend më i mirë–arsimuar dhe më i pasur sesa mund të pritej,duke pasur parasysh nivelin e saj të autokracisë.

Ne nuk kemi parë deri tani sesi këta faktorë të thellë strukturorë e nxisin liberalizimin politik. Po kjo sugjeron se mënyrat gjithnjë e më autokratike të Putinit po krijojnë kundërpërgjigje të forta në shoqërinë ruse, sidomos tek të rinjtë. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat