Covid-19, ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt në vjeshtë

Bota

Covid-19, ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt në vjeshtë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Kriza e COVID-19 nuk duhet të deklarohet e mbaruar, ne mund të përjetojmë një valë të katërt në vjeshtë, paralajmëroi sot Hendrik Streek, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Bonit.

“Ne duhet të përdorim kohën që kemi deri atëherë për të përmirësuar strukturat dhe procedurat për t’u marrë me të”, tha Streek për revistën "Focus", raporton ATSh.

Profesori 43-vjeçar beson se do të ishte shumë e dobishme të krijohej një “këshill pandemie” në nivelin federal për t’u marrë me pandeminë tjetër.

Streek bëri thirrje gjithashtu që “dixhitalizimi i autoriteteve shëndetësore dhe zgjerimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor të merren seriozisht: Ne kemi nevojë për t’i bërë këto profesione më tërheqëse, për të përmirësuar pagat e tyre dhe për të optimizuar arsimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat