Kerry takohet me Papën lidhur me krizën klimatike

Bota

Kerry takohet me Papën lidhur me krizën klimatike

Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:07
Arkivë, 2 dhjetor 2016

John Kerry, i dërguari i Presidentit Joe Biden për klimën, është takuar privatisht me Papa Françeskun.

Pas takimit të së shtunës, zoti Kerry e quajti Papën, “një autoritet moral bindës mbi temën e krizës klimatike” i cili i ka paraprirë situatës.

Ish-Sekretari i Shtetit tha për portalin e lajmeve “Vatican News” se shpreson që mbështetja e Papës për çështjet klimatike do të ndikojë tek njerëzit për të arritur objektivat në këtë drejtim.

Zoti Kerry po viziton kryeqytetet evropiane për forcuar bashkëpunimin për ndryshimet klimatike para raundit tjetër të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara në Glasgow në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat