Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

Bota

Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Autoritetet egjiptiane thanë këtë javë se kanë në plan të zgjerojnë dhe të thellojnë pjesët e Kanalit të Suezit, për t’u mos përsëritur ngjarja që kishte ndodhur në mars me anijen Ever Given.

Sipas medieve të huaja, në një fjalim televiziv të martën, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), Osama Rabie, tha se një shtrirje prej 18.6 miljesh e rrugës ujore do të zgjerohej me rreth 40 metra, si dhe do të thellohej me 10 metra, për të përmirësuar lëvizjen e anijeve në zonë.

Bazuar në deklaratën e tij, zgjerimi i kanalit do të zgjasë rreth dy vjet.

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili gjithashtu foli në ngjarje, theksoi se ai nuk dëshiron që të mobilizojë fonde “të mëdha” publike për projektin.

Ndryshe, anija Ever Given ishte bllokuar për gjashtë ditë në Kanalin e Suezit gjatë muajit mars, duke i detyruar disa anije të ri-drejtoheshin, derisa qindra anije të tjera duhej të prisnin në mënyrë që Ever Given të lirohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat