Ky vend pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministre

Bota

Ky vend pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministre

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:15
Samoa

Samoa pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministre, duke shënuar fundin e një drame politike në ishullin e vogël në Paqësor me 200 mijë banorë.

Të hënën, Gjykata Supreme ka vërtetuar fitoren e Fiame Naomi Mata’afas në zgjedhjet në prill, duke i dhënë fund ngërçit politik prej disa javëve, raporton BBC.

Fiame e ka rrëzuar kryeministrin e dytë më jetëgjatë në botë, Tuilaepa Sailele Malielegaoin, që ka qenë në krye të vendit që nga viti 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat