Njëzet firma prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë, zbulon një raport

Bota

Njëzet firma prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë, zbulon një raport

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Vetëm 20 kompani janë burimi i më shumë se gjysmës së të gjithë artikujve plastikë për një përdorim – të hedhur në mbarë botën.

Ky është përfundimi i analizës së rrjetit të korporatave prapa prodhimit të plastikës, shkruan BBC.

Studimi thuhet se shqyrtoi afërsisht 1.000 fabrika që prodhojnë lëndët e para të nevojshme për produkte për një përdorim.

Shishet plastike, paketimet e ushqimit dhe qeset janë ndër miliarda sende që përdoren një herë dhe më pas hidhen – dhe shpesh përfundojnë në oqeane.

Hulumtimi – kryer nga një konsorcium duke përfshirë Shkollën Ekonomike të Londrës – shikoi se cilat kompani janë në bazën e zinxhirit të furnizimit me plastikë dhe bëjnë polimere, “blloqet ndërtimore” të të gjitha plastikave.

Ai emëron 20 ndërmarrje petrokimike të cilat thotë se janë burimi i 55 për qind të mbetjeve plastike me përdorim të vetëm në botë. Kompanitë përfshijnë ExxonMobil, Dow dhe Sinopec.

Studimi vlerëson gjithashtu se cilat vende gjenerojnë më shumë mbeturina plastike me përdorim të vetëm, bazuar në numrin e popullsisë.

Britania e Madhe vjen në vendin e katërt, me më shumë se 40 kg mbetje plastike të krijuara për person në vit, thonë autorët, ndërsa Australia është në krye dhe Shtetet e Bashkuara të dytat.

Ndërkohë vlerësohet se një pjesë e rritjes së kërkesës për plastikë buron nga nevoja për maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe mjekësore për t’u marrë me krizën e shkaktuar nga Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat