Uellsi dhe Skocia, ndihma mjekësore për Indinë e gjunjëzuar nga vala e dytë e pandemisë

Bota

Uellsi dhe Skocia, ndihma mjekësore për Indinë e gjunjëzuar nga vala e dytë e pandemisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Skocia dhe Uellsi kanë dërguar pajisje mjekësore  në Indi për ta ndihmuar vendin që të përballet me krizën e koronavirusit.

Qeveria skoceze bëri të ditur se dërgoi në Indi 100 koncentrues oksigjeni dhe 40 ventilatorë me presion të vazhdueshëm Pozitiv të Rrugëve Ajrore. Kurse, qeveria e Uellsit dërgoi 638 përqendrues oksigjeni dhe 351 ventilator të cilët mbërritën në fillim të kësaj jave.

Operacioni po financohet nga Zyra e Jashtme.

Pajisjet mund të përdoren në spitale, pavijone të kujdesit intensiv ose vende të tjera dhe janë idealisht të përshtatshme për të trajtuar pacientët Covid-19 kur ka kufizime në furnizimin e infrastrukturës së gazit mjekësor.

Ndihmat do të shpërndahen nga Kryqi i Kuq Indian. Që nga fillimi i pandemisë, India numëron 26,3 milionë të infektuar dhe 296,094 viktima, ndërsa aktualisht është duke u përballur me një valë të dytë shkatërruese të koronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat