Shpërthen varianti indian, shteti australian futet në karantinë

Bota

Shpërthen varianti indian, shteti australian futet në karantinë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:00
Ilustrim

Shteti australian i Victoria-s po përgatitet të hyjë në një bllokim njëjavor për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid-19.

Nga e enjtja deri më 3 qershor, shtatë milion banorëve të shtetit do t’u thuhet të qëndrojnë në shtëpi. Lëvizja lejohet vetëm për punë, kujdesit shëndetësor, blerjeve të ushqimeve dhe ushtrimeve fizike.

Numri i rasteve të raportuara në shtet u rrit në 34 pas 12 rasteve të reja brenda natës, me numrin e vendeve të ekspozuara ndaj virusit që kaluan 150.

Burimi i shpërthimit të fundit është një burrë, i cili doli pozitiv për variantin e parë të raportuar në Indi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat