“Gjithçka u errësua”, rrëfimi i amerikanit që përfundoi në gojën e balenës

Bota

“Gjithçka u errësua”, rrëfimi i amerikanit që përfundoi në gojën e balenës

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:39
Foto

Një zhytës i karavidheve në Cape Cod mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por e kuptoi në fakt se ishte në gojën e një balene.

Sipas BBC, Micheal Packard thotë se ai po kryente zhytje kur përfundoi në gojën e gjigantit detar për rreth 30-40 sekonda larg Provincetown, Massachusetts.

“Zbrita deri në 13 metra në ujë, dhe krejt papritur thjesht ndjeva këtë përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua”, tha Packard.

“Dhe unë mund ta ndieja që isha duke lëvizur dhe për një moment isha: ‘Oh Zoti im, mos jam kafshuar nga një peshkaqen?’”.

“Pastaj e ndjeva përreth dhe e kuptova se nuk kishte dhëmbë, dhe që nuk kisha ndjerë ndonjë dhimbe të madhe”, rrëfen ai.

“Dhe pastaj e kuptova, ‘Oh Zoti im, unë gjendem në gojën e një balene, dhe po përpiqet të më gëlltisë”, u shpreh ai teksa rrëfen me emocion momentin drithërues.

Packard tregon se balena papritmas u ngjit në sipërfaqe dhe filloi të tundte kokën, më pas ai ishte hedhur në ajër dhe zbarkoi në ujë, për të shpëtuar më në fund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat