Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s

Bota

Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:14
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblidhen në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhën shumë të tilla.

“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Image
Joe Biden dhe Jens Stoltenberg

Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolën së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në "pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë".

"Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë," tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat