Harris nga Brukseli: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Bota

Harris nga Brukseli: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:23
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris përmes një fjalimi të mbajtur në Bruksel ka bërë thirrje për përkushtim në parimet demokratike, duke theksuar kështu se demokracia si në SHBA ashtu edhe në botë po kërcënohet.

Ajo gjithashtu theksoi se forca e një demokracie varet nga forcat e të gjitha demokracive.

“Ne përballemi me shumë sfida të përbashkëta të tilla si pandemitë, pasiguria ekonomike, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, kërcënimet e sigurisë si dhe sulmet ndaj demokracive, të cilat po ndodhin në të gjithë botën”, tha Harris, raporton AlJazeera.

Ajo ka tha se nevojitet vëmendje dhe përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur demokracinë.

“Nëse ne e injorojmë demokracinë dhe e konsiderojmë të mirëqenë, sulmet do të bëhen më të shpeshta”.

Harris shtoi se duhet t’u  përkushtohemi parimeve demokratike dhe se kemi nevojë për të forcuar institucionet në mënyrë që të arrijmë rezultatet e duhura.

Demokracitë në të gjithë botën duhet të bashkohen në luftën kundër sfidave të tilla si korrupsioni, padrejtësia dhe shkelja e të drejtave të njeriut, përfundoi nënkryetarja e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat