Italiania që izolimin e COVID-19 e kaloi e vetmuar në Arktik

Bota

Italiania që izolimin e COVID-19 e kaloi e vetmuar në Arktik

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 00:15
Arktik

Për shumicën prej nesh, pandemia nënkuptonte izolimin e imponuar. Për të tjerët, ishte një shans për të eksploruar atë vetmi. Dhe çfarë vendi më i mirë për ta bërë këtë do të ishte sesa Rrethi Arktik.

Valentina Miozzo ka shkuar një hapa përpara, duke u zhvendosur në veriun e largët të Norvegjisë, brenda rrethit arktik dhe atë jo vetëm në mes të pandemisë, por edhe në pikun e netëve polare 24-orëshe.

“Dhjetori dhe janari janë dy muajt e errësirës së plotë”, ka thënë ajo.

Image

Miozzi, që vjen nga rajoni italian Emilia Romana, thotë se pandemia ia ka ndryshuar plotësisht jetën. Si udhërrëfyese, ajo ka udhëhequr italianët në udhëtime jashtë vendit dhe mban një blog për udhëtimet në Itali.

“Krejt koncentrimi ka qenë në turizëm. Kam jetuar nëpër rrugë – gjysmë viti kam qenë jashtë shtëpisë”, ka thënë ajo për CNN.

Por, erdhi pandemia dhe si në çdo industri tjetër – edhe turizmi ngeci. Pasi që më nuk mund të udhëhiqte turne, vazhdoi me blogun e saj. Por, pastaj Italia u fut në masat më të rrepta në botë të izolimit total, dhe erdhi vera e vitit 2020 e pandemia e coronavirusit kishte gjithçka nën kontroll.

Image

Miozzo ndjeu sikur diçka po e pickon dhe iu rrit dëshira për udhëtime. Kur në shtator përmes Instagramit i bën ftesë që të shkojë në rrethin arktik dhe të luaj rolin e ciceronit – ajo nuk u mendua dy herë.

“A jam paguar? Jo. E kam parë si një mundësi të mirë të vizitojë vende që zakonisht nuk do t’i përzgjedhja me dëshirë”, ka thënë ajo.

“Duke marrë parasysh se nuk mund të merresha më me këtë punë, ka qenë një mundësi të udhëtoj dhe të jetoj në një realitet tjetër – në pjesën e botës që nuk e kam njohur por që është e mrekullueshme”, ka shtuar ajo.

Në një afat prej dy ditësh, pranoi ofertën dhe një muaj më vonë arriti në Kongsfjord, 3900 kilometra në veri nga Modena ku ajo jeton. Dallimi mes këtyre dy vendeve nuk ka mundur të jetë më i madh. Modena është një qytet me 185.000 banorë i njohur për ushqim dhe katedralet e shekullit të 12-të. Kongsfjord ka 28 banorë dhe asnjë ndërtesë të lashtë.

Image

“Dyqani më i afërt ishte 40 kilometra larg, e spitali më i afërt 320 kilometra, ndërkaq aeroporti që është shumë i vogël mbi 30 kilometra. Gjatë dimrit erërat fryjnë me shpejtësi prej 120 kilometra në orë pasi që në çdo vend është akull, kështu që lëvizja është shumë e vështirë”, ka shpjeguar Valentina.

Banorët e atjeshëm çdo dy javë shkojnë për të bërë “shoping”, me kushtin që rrugët të jenë të kalueshme. Rruga për në aeroport, dyqane në Berlevag është i rrethuar me akull. Kur është moti i ligë, nëpër to nuk mund të kalohet.

“Nuk kam pasur kurrfarë pritje – qëllimisht nuk kam pasur pasi që isha kurioze të di se çfarë do të zbulojë”, ka thënë ajo.

Miozzo thekson se megjithatë e ka ditur se çfarë e pret: “E dija se po shkoj në një vend të izoluar – më kanë paralajmëruar për këtë. E dija se atje janë kushtet ekstreme dhe e dija se po shkoj në rrethin arktik, por kurrë nuk kam qenë më herët në Norvegji dhe nuk e dija kulturën e këtij vendi. Me të mbërritur atje, filluan netët polare”.

E gatshme për të gjitha, Valentinës nuk i penguan 24 orë errësirë.

“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, të jetosh dy muaj në errësirë totale. Nuk ka qenë shqetësuese. Në fakt është shumë më e vështirë të jetosh vetëm me dritë”, theksoi italiania.

Kah mesi i majit e deri te mesi i qershorit, Kongsfojrd “lahet” nga dielli i mesnatës.

“Nuk ka muzg për dy muaj dhe trupi nuk mund ta pranoj që ka ardhur koha për gjumë e dielli ende shndrit, për këtë shkuarja në shtrat ka qenë e vështirë”, ka shpjeguar ajo.

“Përveç kësaj, asgjë nuk më ka penguar. Jeta atje është e verbër”, ka thënë Miozzo duke theksuar se të njëjtën kohë ka mësuar leksione shumë të rëndësishme.

“Kur vizitoja vendet e ngrohta, kam marrë energji nga rrethina, nga të tjerët, klima dhe atmosfera. Kur jeni në një vend të tillë, sërish jeni të izoluar – mësoni që energjinë e keni brenda vetes. Është një zbulim i pabesueshëm – në veçanti kur nuk ka dritë për dy muaj dhe duhet të zgjoheni”, tha Miozzo.

Miozzo thotë që popullata në Kongsfjojrd është “multi-kulturore” dhe 28 banorët janë nga Gjermania, Letonia, Italia dhe Tajlanda që jetojnë ë bashku me banorët lokalë me të cilët komunikojnë në gjuhën angleze.

“Të gjithë kanë qenë të mirë me mua dhe më kanë pritur shumë mirë”, ka shtuar ajo.

Më së shumti u afrua me një italiane që punonte aty – Eugenen.

“Ndoshta është stereotip italianët janë më të zëshëm dhe bëjnë shumë gjestikulacione derisa flasin, e të tjerët nuk e bëjnë këtë. Unë të paktën e kam vërejtur këtë gjatë komunikimit me njerëz”, ka thënë Valentina.

Kjo nuk është hera e parë që Miozzo qëndron në vende tjera. Tre vite jetoi në Londër, e viteve të fundit është koncentruar në vende më të ngrohta si India, Indonezia, Senegali dhe Afrika Juglindore ku i kaloi disa muaj. Për këtë ky vendim i saj që të zhvendoset në Arktik nuk ka qenë ndonjë çudi.

Por ajo thotë se është e pamundur të krahasohet Arktiku me vendet e tjera të botës, pasi që një vend i tillë nuk ekziston diku tjetër. Në fakt, veriu i Norvegjisë dallon shumë nga jugu i këtij vendi.

“Klima, drita, errësira – krejt janë ndryshe. Drunjtë nuk rriten, peizazhi është i egër. Kemi dhelprat e kuqe arktike. Aty janë edhe delfinët, balenat, orkat e shumë zogj – ky vend është i njohur për to. Aty janë edhe fokat që janë shumë të ëmbla. Unë nuk kam jetuar në Norvegji, kam jetuar në tundrën arktike”, ka thënë ajo.

E në këtë tundër nuk ka pasur coronavirus. Në Kongsfojrd deri më tani nuk është raportuar as edhe një rast me COVID-19. Derisa qytetet në Norvegji kanë qenë të mbyllura, izolimi ekstrem i këtij fshati ka nënkuptuar se jeta vazhdon si zakonisht.

“Nuk kemi bartur maska për shtatë muaj”, ka thënë Miozzo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat