Mësuesja përballet me 12 vjet burg pasi joshi nxënësit 14-vjeçarë

Bota

Mësuesja përballet me 12 vjet burg pasi joshi nxënësit 14-vjeçarë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:08
Monica Elizabeth Young

Një mësuese gjeografie nga Sydney në Australi, e cila ka sulmuar seksualisht një nxënës 14-vjecar, fliste e përlotur sot në gjyq teksa i lutej familjes së tij ta falnin për “turpërimin dhe lëndimin” e shkaktuar.

24-vjeçarja Monica Elizabeth Young, doli në gjyq e mbështetur nga prindërit e saj, xhaxhai e hallat, teksa pranoi tre akuzat e marrëdhënies seksuale me të mitur, në kushte të rënduara.

Ajo u afrua para nënës së viktimës dhe kërkoi ndjesë për “lejimin e zhvillimit të marrëdhënies së tyre” për një periudhë nga 24 qershori deri në 6 korrik 2020.

Young tha në gjykatë se ishte abuzuar edhe vetë kur ishte në shkollë dhe e kuptonte ‘traumën’ të cilën kishte bërë djalin të kalonte.

“Nuk e kisha imagjinuar që unë do të bëhesha një nga ata njerëz. Nuk kam pasur kurrë probleme me ligjin. Shpresoj që familja e tij të më falë. U tregova budallaqe”.

Në gjykatë u tha se Young jepte mësim në një shkollë djemsh në jug të Sydney në vitin 2020, duke kryer 23 orë mësimi me klasat e shtata deri në të dhjetën.

Ajo kishte studiuar mësimdhënie në universitet dhe ishte krenare për punën e parë me kohë të plotë në profesion.

Në prill pandemia e Covid-19 kishte bërë që shkollat të mbylleshin dhe Young kryente mësimin online.

Në këtë pikë ajo thotë se kufijtë profesionalë ishin ‘errësuar’ pasi kontaktonte me nxënësit e saj në të gjitha orët e ditës e të natës.

Kur shkollat u hapën gjashtë javë më vonë në qershor ajo kishte nisur marrëdhënien fizike me nxënësin.

Vetëm kur disa familjarë e kishin parë dyshen në një parking makinash, kishin njoftuar prindërit e tij dhe lidhja e tyre u zbulua.

Në deklaratat e policisë thuhej se Young e kishte çuar nxënësin e saj në një parkim në Sydney, dhe kishin bërë seks në makinën e saj.

Dy raste të tjera abuzimi seksual kishin ndodhur në ambientet e shkollës.

Në kohën e shkeljeve, Young ishte në një marrëdhënie me dikë tjetër prej disa vitesh, por avokatja e saj Margaret Cunneen SC, tha se në atë kohë, lidhja e saj ishte në gjendje të keqe.

“Në marrëdhënien e saj kishte të përfshira abuzim fizik, mungesë besnikërie dhe marrje drogash”.

Në gjykatë u tha se fillimisht Young kishte tentuar të ruante një lidhje profesionale me nxënësin duke e “bllokuar” nga sesionet mësimore online. Por ajo pas mësimit tentonte të ndihmonte studentët që mbeteshin prapa, përfshi dhe viktimën.

Prokurori Alexander Terracini pyeti Young ta korrigjonte nëse nuk ishte e vërtetë se ajo i kishte bërë “sfidë” nxënësit të hynte në një lidhje me të, duke i thënë në një nga bisedat e shkruara se “nuk kishte koqe” të shkonte më tej me të.

Në një tjetër rast ajo i kishte shkuar: “Është e rrezikshme nëse kapemi por nëse ti e bën do t’ia vlejë”.

Gjyqi vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat