Mbi 2.79 miliardë vaksina të administruara në gjithë botën, ja kush kryeson

Bota

Mbi 2.79 miliardë vaksina të administruara në gjithë botën, ja kush kryeson

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Lufta me koronavirusin vijon në gjithë botë, ndërsa nisja e procesit të vaksinimit ka bërë që shtetet të marrin frymë.

Sipas të dhënave të "Our World in Data", mbi 2.79 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë administruar deri tani në të gjithë botën.

Kush kryeson?

Kina kryeson për nga numri global me mbi 1.1 miliardë doza të vaksinave, e ndjekur nga SHBA-ja me 319.87 milionë.

Në vend të tretë renditet India, e cila ka administruar 293.37 milionë vaksina, më pas vjen Brazili me 91.59 milionë, Mbretëria e Bashkuar me 75.19 milionë, Gjermania me  69.52 milionë, Franca me  48.99 milionë dhe Italia me 47.72 milionë.

Renditja pasohet me Turqinë, e ndjekur nga Meksika, Spanja, Indonezia dhe Rusia.

Numri i dozave të administruara ka tejkaluar atë të popullsisë në 11 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Maltën, Ishujt Sejshell, San Marinon dhe Izraelin.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është EBA me 148.99 doza për 100 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat