Shtatë destinacionet botërore që ‘duhet-parë’

Bota

Shtatë destinacionet botërore që ‘duhet-parë’

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Derisa jemi në kërkim të ndonjë destinacioni për pushimet tona të ardhshme, mediumi Euronews, ka publikuar listën e shtatë qyteteve të njohura që do t’ia vlente të vizitohen.

Destinacionet në këtë listë janë të promovuara gjerësisht dhe gjithashtu etiketohen si destinacione ‘must-see’, apo që ‘duhet-parë’.

Nuk do të kishim asnjë ndjenjë zhgënjimi, vetëm gëzim dhe një nevojë të pakontrollueshme për të eksploruar këto vende.

Singapori

Singapori është i pasur me kulturë, por mrekullisht dhe modern. Qyteti mund të jetë destinacion i përkryer për sa i përket ushqimit, dhe vend i përkryer për adhuruesit e arkitekturës.

Vendet që mund të vizitoni në Singapor;

Muzeu ArtScience – një muze i formuar si një lule që ka ekspozita gjithëpërfshirëse;

Garderns by the Bay – një kopsht i bukur prapa “Marina Bay Sands”, me lule unike dhe një shteg qielli;

Sentosa – një udhëtim ditor argëtues për të gjithë familjen me një plazh, Universal Studios dhe Din Tai Fung.

Gjërat që mund të mos ju pëlqejnë;

Moti – mund të jetë mjaft i nxehtë dhe i lagësht;

Osaka, Japoni

Osaka ka gjithçka që dëshironi nga një aventurë japoneze.

Është një qytet modern i zënë, ndërsa periferitë dhe rajonet e jashtme janë akoma më tradicionale.

Gjërat që mund t’i bënit në Osaka;

Mund të ushqeni drerat në parkun Nara;

Të eksploroni kulturën tradicionale japoneze në Kioto.

Të hani të gjithë ushqimet në Dōtonbori – sikurse gyoza, gkonomiyaki, takoyaki, yakisoba, yakitori dhe kakigori, janë të gjitha të domosdoshme.

Çka nuk do të mund t’ju pelqente

Ushqimi – Japonia ka një kuzhinë kaq të larmishme që mund të mos jetë për të gjithë.

Londra 

Megjithëse gjasat janë shumë të larta që të bie shi në Londër, qyteti ka shumë për të ofruar.

Gjithmonë ndodh diçka, dhe qyteti ka kaq shumë lagje të ndryshme për të eksploruar. Jeta e natës në Londër është një nga më të mirat.

Gjërat që mund t’i bënit në Londër;

Të eksploroni Covent Garden dhe Neal’s Yard;

Të bëni pazar në Notting Hill dhe Portobello Market;

Mund të shikoni një shfaqje në West End.

Gjëja që nuk do të mund ta pëlqenit në Londër është moti.

Maldivet

Është një destancion aq i pasur dhe i qetë ashtu edhe si e imagjinoni që mund të jetë, dhe padyshim është një ndër vendet që duhet ta vizitoni të paktën një herë.

Në Maldives ju mund të qëndroni në një hotel luksoz sikurse në Lux; të notoni me peshkaqenët si dhe të relaksoheni.

San Francisco, SHBA

Jo të gjitha vendet në SHBA janë të krijuara në mënyrë të barabartë dhe San Francisco është një vend që ka reputacionin e tij.

Qyteti ka diçka për të gjithë dhe është një vend i shkëlqyeshëm për ata që kanë dëshirë të bëjnë shëtitje.

Disa prej gjërave që mund të bëni në San Francisco është të zhvilloni një shëtitje në Alcatroz, të bëni shëtitje në një nga teleferikët e famshëm, apo të ngisni një biçikletë poshtë rrugës Lombard.

Berlini, Gjermani 

Kanë kaluar gati 32 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit dhe qyteti është ende në rindërtim. Gjatë rizbulimit, është bërë kryeqyteti evropian me një jetë të diskutueshme nate, lulëzim të skenës së artit dhe kulturës së qetë.

Të gjithë kanë nevojë të vizitojnë Berlinin një herë në jetën e tyre, edhe nëse thjesht për kuriozitet.

Ka shumë gjëra që mund të bëni në Berlin gjatë një vizite, si për shembull ju mund të dilni të admironi artin e rrugës në atë që ka mbetur te Muri i Berlinit. Në këtë qytet ju mund të bëni një turne në këmbë për një perspektivë unike në qytet.

Buenos Aires, Argjentinë

Një nga qytetet që duhet vizituar është padyshim edhe Buenos Aires në Argjentinë, pasi ky qytet është i gjallë dhe plot energji.

Qyteti është i njohur për lagjet shumëngjyrëshe si La Boca dhe Palermo; njihet për verën Malbec, dhe për vallëzimin tango.

Buenos Aires ka shumë pika me interes dhe është i lehtë për t’u eksploruar duke përdorur sistemin e tyre të metrosë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat