Reshjet shembin hekurudhën trans-siberiane

Bota

Reshjet shembin hekurudhën trans-siberiane

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:53
Hekurudha trans-siberiane

Rusia është prekur nga reshje të dendura ditët e fundit. Për shkak të ujërave të rrëmbyeshme një urë hekurudhore është shembur.

Hekurudha trans-siberiane është arteria më e rëndësishme e transportit në vend. Ajo lidh Lindjen e Largët me qendrën e Rusisë.

Autoritetet po monitorojnë tashmë situatën. Uji ka përmbytur vendbanime të tëra.

Sipas Ministrisë së Emergjencave për shkak të  reshjeve të mëdha të shiut që ranë në territorin e disa rretheve, ka patur një rritje të nivelit të ujit në lumenj.

Fatmirësisht nuk raportohen viktima, por lëvizja e trenave është ndalur në të dy drejtimet.

650 shtëpi janë përmbytur ndërsa dhjetra ura janë shembur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat