Bien shifrat e infektimeve me Covid-19 në botë

Bota

Bien shifrat e infektimeve me Covid-19 në botë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Për të dytën ditë me radhë infektimet me Covid në mbarë globin kanë pësuar rënie. Nga 570 mijë infektime në mesin e javës së shkuar, në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 420 mijë raste.

Tkurrje të ndjeshme të rasteve të reja e kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat 60 mijë infektime disa ditë më parë, këtë të diel shënoi vetëm 13 mijë raste.

Por pavarësisht këtyre të dhënave Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, dha një alarm të ri të dielën lidhur me situatën e pandemisë.

Ai tha se vendi po shkon në drejtimin e gabuar sa i përket procesit të vaksinimit. Sipas tij afro 50 përqind e amerikanëve nuk janë imunizuar dhe për të ky është një problem serioz sidomos në kushtet e përhapjes me shpejtësi të variantit Delta.

Qeveria thotë se deri tani më shumë se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit, gati 60% e të rriturve. Por sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

Rënie të infektimeve kanë raportuar edhe disa shtete në Europë. Kështu Britania e Madhe ka gati një përgjysmim të rasteve brenda një jave, duke shënuar këtë 24 orësh më pak se 30 mijë raste.

Franca dhe Italia gjithashtu raportuan rënie të infektimeve, teksa respektivisht kanë konfirmuar 15 mije dhe 4700 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat