Sidnej zgjat bllokimin kundër COVID-19, qytetet e tjera australiane rihapen

Bota

Sidnej zgjat bllokimin kundër COVID-19, qytetet e tjera australiane rihapen

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:51
Sidnej

Bllokimi i Sidnejt është zgjatur me një muaj tjetër ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten.

Qyteti më i madh i Australisë ka qenë nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi që nga fundi i qershorit për shkak të shpërthimit të variantit Delta.

Më shumë se 2 mijë e 500 njerëz janë infektuar në Sidnej këtë vit, njofton BBC.

Wellsi i Ri Jugor – nga i cili është kryeqyteti Sydney  raportoi për 177 raste të reja të mërkurën, më së shumti  në një ditë që nga Marsi i vitit 2020.

Kryeministri Gladys Berejiklian tha se nuk ishte e mundur që qyteti të dilte nga bllokimi të premten siç ishte planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat