Dikur ishte objekt i madh brenda të cilit fshihej Osama Bin Laden, ja si duket sot

Bota

Dikur ishte objekt i madh brenda të cilit fshihej Osama Bin Laden, ja si duket sot

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 00:43
Foto

Vetëm 1,300 metra larg akademisë ushtarake të Pakistanit, ku trajnohen ushtarët, gjendet Waziristan Haveli – sot vend i njohur në të cilën dikur kreu i organizatës terroriste Al-Qeda, Osama Bin Laden ishte strehuar.

Sot, nga ai kompleks nuk ka mbetur asgjë – përveç disa pulave dhe veturave të prishura – e dikur ishte objekt i madh brenda të cilit ideatori i 11 shtatorit ishte strehuar me familjen e tij.

Videoja është realizuar nga një kalimtare rasti, ku shihet se objekti gjendej para “hundëve” të ushtrisë – për të cilën ushtria pakistaneze pretendonte se nuk e dinte se brenda saj fshihej Bin Ladeni.

Megjithatë pas operacionit ushtarak amerikan, Bin Laden ishte vrarë nga njësitet më elitare amerikane, e trupi i tij ishte marrë nga aty për t’u dërguar më pas në një aeroplanmbajtëse, nga e cila u hodh në det.

Pas këtij operacioni qeveria pakistaneze kishte urdhëruar rrënimin e këtij objekti, brenda të cilit dikur fshihej njëri prej njerëzve më të kërkuara në botë. Sot, pothuajse nuk ka mbetur asgjë dhe nëse e shikoni mirë zor se do ta kuptoni se dikur ka pasur objekt të ndërtuar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat