Kamioni gjigant po kalonte binarët, goditet nga treni

Bota

Kamioni gjigant po kalonte binarët, goditet nga treni

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:40
Foto

Ky është momenti kur një tren që lëvizte me shpejtësi, godet kamionin gjigant që transportonte helika të mullirit me erë.

Daniel Canup, shoferi i kompanisë transportuese Northern Lights në Minnesota të SHBA-ve, po kalonte binarët me kamionin që transportonte helika të rënda, kur u godit nga treni.

Pamjet e filmuar nga një dëshmitarë shfaqin momentin kur shoferi i kamionit pavarësisht tentimeve të shumta që të largohet me kohë nga binarët, goditet nga treni duke bërë që kamioni të rrokulliset.

Për fat të mirë, as shoferi i kamionit e askush brenda trenit dhe afër binarëve nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat