Fëmijët në Indi po vdesin nga një sëmundje misterioze

Bota

Fëmijët në Indi po vdesin nga një sëmundje misterioze

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Prej një jave, fëmijë në disa pjesë të Uttar Pradesh në Indi, janë zgjuar me një temperaturë të lartë e të djersitur.

Shumë prej tyre ankohen për dhimbje të kyçeve, dhimbje koke, dehidratim dhe marramendje. Në disa raste, një skuqje është raportuar që është përhapur në krahë dhe këmbë.

Të paktën 50 njerëz, kryesisht fëmijë, vdiqën nga ethet dhe disa qindra u shtruan në spital në gjashtë rrethe në Uttar Pradesh lindor. Të gjithë u testuan për COVID-19, por asnjë nga testet nuk ishte pozitiv.

Mjekët nga disa rrethe të prekura besojnë se shkaku kryesor i vdekjes janë ethet e dengit, një infeksion viral që përhapet nga kafshimet e mushkonjave, sipas “BBC”.

Shumë pacientë të shtruar në spital thuhet se kishin numër të ulët të trombociteve, qeliza të gjakut që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut, e cila është karakteristike për një formë më të rëndë të etheve të dengit.

“Pacientët, veçanërisht fëmijët, po vdesin shumë shpejt në spitale”, tha Nita Kulshresta, kreu i sistemit shëndetësor në rrethin Firozabad, për “BBC”, ku 40 persona vdiqën javën e kaluar, përfshirë 32 fëmijë.

Ethet e dengit janë një sëmundje tropikale e transmetuar nga mushkonjat femra dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Më shumë se 70 për qind e rasteve të dengit raportohen në Azi.

Ekzistojnë katër viruse të dengit, dhe vdekja nga infeksioni është pesë herë më e mundshme te fëmijët sesa tek të rriturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat