Disa nga rregullat e reja për femra në universitetet private në Afganistan

Bota

Disa nga rregullat e reja për femra në universitetet private në Afganistan

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Studentet afgane do të duhet të veshin fustana të zi me nikab me të cilën mbulohet fytyra, e mësimet do t’i ndjekin nëpër klasat e dedikuara vetëm për vajza.

Gjithçka bëhet me urdhër që e ka dhënë regjimi talebanë, me rastin e rihapjes së universiteteve private në Afganistan.

Studentet që ndjekin mësimet në universitetet private, do të duhet të braktisin klasat pesë minuta para studentëve meshkuj, përndryshe detyrohen të presin që të largohen meshkujt dhe më pas ato të dalin, kështu precizohet edhe nga urdhri i ministri të Arsimit.

Universitetet obligohen të “gjejnë profesoresha që do t’ju japin mësim studenteve”, përndryshe detyrohen të punësojnë “profesorët e vjetër meshkuj”, e kaluara e tyre morale që është kontrolluar dhe konsiderohen si të besueshëm.

Fustani (aba) që tani detyrohen t’i veshin studentet e universiteteve private, është i gjerë i gjatë dhe mbulon tërë trupin. Nikabi mbulon fytyrën, e sytë mbesin të zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat