Jeff Bezos investon në një kompani që dëshiron të ndalojë plakjen

Bota

Jeff Bezos investon në një kompani që dëshiron të ndalojë plakjen

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:45
Jeff Bezos

Një kompani e re e dedikuar për të gjetur se si të ndryshojë procesin e plakjes ka marrë fonde nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Sipas mediave të huaja, “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore, sipas MIT Tech Review.

Duke cituar njerëz “të informuar nga kompania”, MIT Tech Review raportoi se Altos Labs ka bërë të ditur se Bezos ishte ndër investitorët e saj.

Zyra e investimeve e Bezos, “Bezos Expeditions” nuk iu përgjigj MIT Tech Review kur u kontaktua për koment.

Ajo gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Business Insider.

Ndryshe, Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon në korrik.

Në një letër të shkurtit drejtuar stafit, ai tha se do të kalonte kohën në përpjekjet e tij filantropike dhe projektet e pasionit, përfshirë kompaninë e tij të eksplorimit të hapësirës Blue Origin.

Bezos ka financuar kërkime kundër plakjes edhe më parë – në vitin 2018 ai investoi në Unity Technologies, një kompani bioteknologjike qëllimi i së cilës është të bëjë terapi kundër plakjes.

MIT Tech Review raportoi se Altos Labs do të përqëndrohej kryesisht në një teknologji të quajtur riprogramim, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore.

Shkencëtarja Shinya Yamanaka fitoi një Çmim Nobel të përbashkët në vitin 2012 për demonstrimin e teknikës tek minjtë.

Dhe Yamanaka do të bashkohet me Alto Labs si kryetare e bordit të saj këshillimor shkencor.

“Edhe pse ka shumë pengesa për të kapërcyer, ka një potencial të madh”, ka thënë Yamanaka për MIT Tech Review në një email. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat