​Burri rreh policet femra në Australi

Bota

​Burri rreh policet femra në Australi

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 16:39
Foto

Një burrë në Australi është arrestuar pas një sulmi të egër ndaj dy policeve femra të cilat i sulmoi në rrugë gjatë orarit të izolimit të koronavirusit në Sydney.

Pamjet e regjistruara nga një makinë në lëvizje tregojnë agresorin që godet me shkelm oficeren në fytyrë, teksa policja tjetër tenton ta ndalojë me sprej djegës.

Sipas raportimeve vendase, shkaku i përplasjes ishte sepse burrit i ishte kërkuar të ngjitej në trotuar nga oficeret, por ngjarja ndodhi gjatë orarit të izolimit kështu që mund të ketë pasur komplikacione në lidhje me arsyen e lëvizjes së tij.

Kjo nuk është hera e parë javët e fundit në Australi kur oficerët e policisë lëndohet teksa zbatojnë rregullat e ekzagjeruara të kufizimeve të koronavirusit.

Muajin që shkoi 47 njerëz janë ndaluar për akte kriminale gjatë një proteste anti-kufizime në Sydney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat