PAMJE/ Një “dron” tokësor, kompania izraelite prezanton mjetin luftarak të së ardhmes

Bota

PAMJE/ Një “dron” tokësor, kompania izraelite prezanton mjetin luftarak të së ardhmes

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 21:10
REX MK II është mjeti i propozuar nga kompania izraelit IAI

Ushtria izraelite po përqëndrohet në zhvillimin e teknologjisë së mjeteve luftarake tokësore të kontrollit në distancë, që mund t’i shtohet brenda pak viteve mjeteve ajrore, si dronëve.

REX MK II është mjeti i propozuar nga kompania izraelit IAI, që thotë se mund të kontrollohet nga distanca deri në 5 kilometra, të shoqërojë trupat në betejë dhe të kryejë misione të rrezikshme, si lëviza në prapavijën e armikut, apo edhe në fusha të minuara.

Makineri luftarake është pjesë e panairit të armëve luftarake që nisi këtë të martë në Londër.

Kompania zhvilluese thotë më shumë se automjet, ai është në robot me aftësi lëvizjeje autonome, por me mundësinë shtesë për t’u kontrolluar nga distanca nga dora e njeriut dhe mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.3 ton.

“Për shumë vite kemi ofruar pajisje ajrore me telekomandë. Tani po i sjellim këto mjete në fushën e betejës, duke ndërthurur inteligjencën artificiale me teknologji të tjera për të ofruar një automjet luftarak tokësor”, thotë kompania izraelite.

Ajo që e bën më joshës këtë mjet është pajisja me motorë elektrikë, që eleminon ndotjen, por edhe redukton zhurmën në terren. Aftësia tjetër është edhe manovrimi nëpër terrene të vështira, ku mjete tradicionale ushtarake e kanë të vështirë që të ndërhyjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat