SHBA, sanksione ndaj mbështetësve të Al-Kaidës nga Turqia

Bota

SHBA, sanksione ndaj mbështetësve të Al-Kaidës nga Turqia

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:00
Departamenti i Thesarit

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj pesë mbështetësve të Al-Kaidës për shkak të dyhimeve se ata i dhanë ndihmë financiare këtij grupi terrorist.

Departamenti i Thesarit tha se operativët që mbështesin al-Kaidën po punonin jashtë Turqisë.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të huaj, përfshirë Turqinë, për të ekspozuar dhe shkatërruar rrjetet e mbështetjes financiare të Al-Kaidës", tha përmes një deklarate zyrtari i Departamentit të Thesarit, Andrea Gacki.

Departamenti i Thesarit tha se janë vënë sanksione ndaj avokatit egjiptian Majdi Salim, të cilin e përshkroi si lehtësuesin kryesor, dhe Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlanit, një korrier financiar egjiptian, si dhe ndaj shtetasve turq Nurettin Muslihan, Cebrail Guzel dhe Soner Gurleyen.

"Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat e këtyre individëve të përmendur më sipër, që janë në Shtetet e Bashkuara, në posedim ose kontroll të shtetasve amerikanë duhet të bllokohen dhe të raportohen tek OFAC (Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja)", thuhet në një deklaratë të Departamentit të Thesarit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat