Policia arreston dhjetëra persona në protestën kundër vaksinave në Melburn

Bota

Policia arreston dhjetëra persona në protestën kundër vaksinave në Melburn

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:20
Foto

Policia tha të martën se 44 persona u arrestuan ndërsa qindra demonstrues marshuan në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Australisë për të protestuar kundër rregullave të detyrueshme të vaksinës kundër koronavirusit në industrinë e ndërtimit.

Protesta në Melburn u bë për shkak të një vendimi të qeverisë së shtetit të Victorias që kërkonte që të gjithë punëtorët e ndërtimit të vaksinoheshin.

Një reporter i Channel 7 u godit me një kanaçe të pijes energjike ndërsa raportonte live  dhe pretendoi se ai ishte shtyrë më herët dhe ishte spërkatur urinë mbi të ndërsa raportonte në protestë.

Kryekomisari i Policisë së Victoria, Shane Patton tha se veprimet e protestuesve ishin “krejtësisht të papranueshme”, raporton AP.

Marshimi erdhi një ditë pasi policia u thirr për të shpërndarë rreth 500 protestues që thyen derën në zyrat e Unionit të Ndërtimit, Pylltarisë, Detare, Minierave dhe Energjisë, i cili përfaqëson punëtorët e ndërtimit.

Të hënën në mbrëmje, qeveria e shtetit njoftoi se industria e ndërtimit do të mbyllej nga e marta për dy javë nëMelburn dhe disa zona rajonale.

Zyrtarët thonë se të gjitha vendet e punës do të duhet të demonstrojnë pajtueshmërinë me udhëzimet shëndetësore para rihapjes, duke përfshirë që personeli të ketë pasë të paktën një dozë të vaksinës para se të kthehen në punë më 5 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat