Mbi 238 milionë të infektuar dhe mbi 215 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

Bota

Mbi 238 milionë të infektuar dhe mbi 215 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Infektimet me COVID-19 janë duke shënuar rritje në të gjithë botën veçanërisht pas shfaqjes së varianteve të reja të këtij virusi.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 238 milionë e 269 mijë e 669 persona, kanë vdekur 4 milionë e 861 mijë e 082 persona dhe janë shëruar 215 milionë e 401 mijë e 312 pacientë.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 45 milionë e 161 mijë e 138 të infektuar, 732 mijë e 612 pacientë të vdekur dhe 34 milionë e 594 mijë e 386 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 33 milionë e 952 mijë e 266 të prekur, 450 mijë e 621 viktima dhe 33 milionë e 264 mijë e 283 persona të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 21 milionë e 550 mijë e 730 të infektuar, 600 mijë e 493 të vdekur dhe 20 milionë e 665 mijë e 273 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat