PE voton t’i japë fund udhëtimit pa viza për shtetasit amerikanë

Bota

PE voton t’i japë fund udhëtimit pa viza për shtetasit amerikanë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:51
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka votuar që t’i japë fund regjimit të lirë të vizave për udhëtim të shtetasve amerikanë brenda BE, pasi SHBA nuk është pajtuar për udhëtimin pa viza për qytetarët e pesë vendeve anëtare të Unionit, Bullgarisë, Kroacisë, Polonisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë si pjesë e një marrëveshje reciproke.

Vota e Komitetit të Parlamentit për liri civile nënkupton se amerikanët duhet të aplikojnë për dokumente shtesë për 12 muajt e ardhshëm.

Komisioni Evropian para tri vjetësh ka zbuluar se SHBA nuk është duke përmbushur obligimet e saja sipas marrëveshjes reciproke, por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim legal.

Duke ndjekur votën e komitetit, Komisioni duhet të veprojë për të suspenduar vizat për amerikanët.

Komisionari i Migrimit, Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar për konsekuencat, përfshirë edhe “shpagimin” e mundshëm dhe rënien e numrit të vizitorëve duke sjellë kështu humbje për industrinë e turizmit në kontinent.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat