Piratët i lirojnë detarët rusë dhe ukrainas

Bota

Piratët i lirojnë detarët rusë dhe ukrainas

Më: 5 mars 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Piratët nigerianë i kanë liruar sot shtatë piratë rusë dhe një ukrainas, të cilët ishin rrëmbyer para një muaji në një anije mallrash, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Detarët janë liruar pas bisedimeve ndërmjet pronarëve të anijes dhe piratëve.

Agjencia e lajmeve “Interfax” e ka cituar aktivistin për të drejtat e njeriut , Pavel Butsay, në qytetin Sevastopol, duke thënë se detarët ndodhen në aeroportin e Frankfurtit dhe se planifikojnë të kthehen në shtëpi javën që vjen.

Ai ka thënë për këtë agjenci se është paguar haraç për lirimin e tyre, por nuk e ka treguar shumën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat