Kremlini dënon "histerinë e SHBA-së" ndaj Rusisë

Bota

Kremlini dënon "histerinë e SHBA-së" ndaj Rusisë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 11:28
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e dënoi, siç tha ai, "histerinë në Uashingtonin zyrtar, histerinë në mediat amerikane" mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA.

Ai tha se një gjë e tillë dëmton marrëdhëniet midis dy fuqive globale.

"Nuk mendoj se kjo përkon me interesat tonë kombëtar", tha Peskov në një bisedë me rrjetin televiziv CNN.

Peskov tha se është "e paimagjinueshme" se si një vend i fuqishëm si SHBA-ja trembet se një fuqi e jashtme mund të ndikojë historinë e saj politike.

Ai iu referua, siç tha, pretendimeve të disave se Rusia ka pirateruar emailet e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve.

Komuniteti i inteligjencës në SHBA ka thënë se Rusia ka ndërhyrë në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president, i cili ka qenë kandidat i Partisë Republikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat