NATO-ja stërvitje masive, ushtarët rusë mblidhen në kufi

Bota

NATO-ja stërvitje masive, ushtarët rusë mblidhen në kufi

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:32
NATO, trupat

?Më shumë se 8.000 trupa, duke përfshirë edhe ushtarët britanikët dhe marinsat amerikanë, janë duke u stërvitur shumë pranë kufirit rus.

Rreth 700 anëtarë të trupave mbretërore britanike i janë bashkuar mijëra marinsave amerikanë dhe atyre norvegjez, për stërvitje ushtarake “poshtë hundës” së Vladimir Putinit.

Batalionet janë duke u praktikuar për “luftë në Arktik” në temperatura të ulëta që arrijnë deri në -10C dhe njësitë elite ushtarake do të simulojnë luftën në kushtet më ekstreme.

Stërvitja 10 ditore e quajtur "Vikingët e përbashkët", përfshin aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe avionë transporti, si dhe trupa tokësore.

Por më shumë se 300.000 trupa ruse janë mbledhur nga ana tjetër e kufirit, duke shkaktuar frikë se "lojërat e luftës" mes NATO-s dhe Putin mund të ndezin një konflikt të vërtetë, që do ishte fatal për mbarë botën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat