Ushtari hero u shpëton jetën shokëve, i bllokoi rrugën kamikazit të ISIS-it

Bota

Ushtari hero u shpëton jetën shokëve, i bllokoi rrugën kamikazit të ISIS-it

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:31
Sulmi është filmuar nga një dron i ISIS-it dhe më vonë është publikuar në internet

Një ushtar irakian ua ka shpëtuar jetën shokëve të tij duke devijuar një sulm kamikaz në Mosul, duke bllokuar rrugën me veturën e tij ushtarake.

Siç shkruajnë mediat e huaja, sulmi është filmuar nga një dron i ISIS-it dhe më vonë është publikuar në internet.

Në pamjet tronditëse, bomba makinë mund të shihet derisa po afrohej drejt një grupi të forcave irakiane, të përfshira në betejën për të rimarrë qytetin.

Automjeti i sulmuesit vetëvrasës e shpërthen sapo mbërrin tek vetura ushtarake e ushtarit irakian.

Nuk dihet nëse shoferi ka mbijetuar, por komentuesit në internet e kanë konsideruar atë si një sakrificë të madhe, madje duke e quajtur ushtarin “hero”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat