Lavrov dhe Tillerson diskutojnë për zonat e sigurisë në Siri

Bota

Lavrov dhe Tillerson diskutojnë për zonat e sigurisë në Siri

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:12
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të bisedojnë për zonat e sigurisë në Siri, në takimin e planifikuar për këtë muaj në Alaska, ka bërë të ditur të premten zëvendës shefi i diplomacisë ruse Mihail Bogdanov.

Lavrov dhe Tillerson janë pajtuar më herët që të takohen më 10 ose 11 maj në Alaska, në margjina të samitit për Arktikun, përkujton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat