OKB alarmon: Pasiguria në furnizim me ushqim përshpejton migrimin

Bota

OKB alarmon: Pasiguria në furnizim me ushqim përshpejton migrimin

Më: 5 maj 2017 Në ora: 14:04
Programi

Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur të premten se pasiguria në furnizim me ushqim përshpejtoi migrimin e popullsisë gjatë viteve të kaluara.

Studimi i Programit tregon se ngritja e pasigurisë së ushqimit prej 1 për qind ka shtuar numrin e migrantëve për të paktën 1,9 për qind. Agjencia e OKB-së numrin e përgjithshëm të migrantëve në gjithë botën e ka vlerësuar në rreth 244 milionë në vitin 2015. Sipas të dhënave të tyre, numri i migrantëve është rritur dukshëm në 15 vjetët e fundit dhe kap rreth 3 për qind të popullsisë botërore.

Agjencia i rekomandon bashkësisë ndërkombëtare që të investojë më shumë në ndihmën për sigurinë e ushqimit, jo vetëm në vendet e origjinës së refugjatëve, por edhe në vendet fqinje, të cilat bëjnë pranimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat