Juncker: SHBA nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për klimën

Bota

Juncker: SHBA nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për klimën

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:39
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker

Evropa duhet qartë t’iu thotë SHBA-ve se tërheqja nga marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimeve klimatike nuk është proces i thjeshtë dhe se ky proces do të zgjasë me vite, deklaroi të mërkurën presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker.

“Detyrë e Evropës është të thotë se ashtu nuk shkon”, tha Juncker në një ligjëratë për të ardhmen e Evropës, organizuar nga shoqata gjermane e punëdhënësve, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat