Keqiang: Kina do t’i përmbushë angazhimet klimatike

Bota

Keqiang: Kina do t’i përmbushë angazhimet klimatike

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 14:05
Li Keqiang

Kina do t’i përmbushë angazhimet për klimën dhe mbështet vendet e tjera për ta ndjekur në rrugën e saj, deklaroi sot kryeministri kinez, Li Keqiang, disa orë para vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për këtë çështje.

“Kina do të vazhdojë të zbatojë premtimet e bëra gjatë marrëveshjes së Parisit arritur vitin e kaluar për të limituar ngrohjen klimatike”, theksoi kryeministri kinez në Berlin.

“Por, sigurisht ne shpresojmë ta bëjmë këtë me bashkëpunimin e të tjerëve”, shtoi ai duke iu referuar kërcënimeve të Trump për të dalë nga kjo marrëveshje.

Sipas medias amerikane është e mundur që presidenti amerikan të njoftojë një dalje nga marrëveshja që parashikon reduktimin e ngrohjes klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat