Merkel thotë se do të vazhdojnë dëbimet në Afganistan, pavarësisht shpërthimit në Kabul

Bota

Merkel thotë se do të vazhdojnë dëbimet në Afganistan, pavarësisht shpërthimit në Kabul

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 18:02
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të vazhdojnë dëbimet në Afganistan, për ata që nuk kanë fituar azilin në Gjermani, pavarësisht shpërthimit në Kabul.

Merkel ka bërë këto deklarata një ditë pasi një kamion- bombë ka lënë të vrarë më shumë se 90 persona dhe ka plagosur më shumë se 400 të tjerë. Menjëherë pas shpërthimit në Kabul, Gjermania ka anuluar një fluturim me aeroplan i cili do të dërgonte të dëbuarit në Kabul.

Kancelarja Merkel ka thënë se Berlini do të vlerësojë nga afër nivelin e sigurisë në Afganistan, përpara se të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar atje.

Ajo ka shtuar se sulmi në Kabul, pasqyron “rastin që të analizohet edhe një herë situata e sigurisë provincë pas province”.

Merkel ka shtuar se secilin rast do ta analizojnë detajisht, si dhe fokusi do të mbetet tek kriminelët afganë, të cilëve u është refuzuar qëndrimi.

Në të kaluarën, shumë afganë u lejuan të qëndronin në Gjermani për shkak të kërcënimeve në Afganistan. Por vitin e kaluar, Berlini caktoi disa pjesë të vendit që i konsideroi si të sigurta për kthimin e këtyre personave në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat