George Soros: BE-ja është në "rrezik ekzistencial"

Bota

George Soros: BE-ja është në "rrezik ekzistencial"

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 20:05
George Soros

Filantropisti amerikan George Soros, ka thënë gjatë një forumi ekonomik në Bruksel se Bashkimi Evropian është në “rrezik ekzistencial”. Ai ka thënë se BE-ja duhet të fillojë një proces rrënjësor për të shpëtuar veten.

Soros ka thënë se kombinimi i kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme ka dërguar bllokun e 28 vendeve anëtare në një “pikë kthese”. Ai ka shtuar se BE-ja është në mes integrimit të mëtutjeshëm ose shpërbërjes.

“BE-ja nga jashtë, është e rrethuar nga fuqi armiqësore si Rusia e Putinit, Turqia e Erdoganit, Egjipti dhe nga një Amerikë që Trump nuk po mund ta krijojë”, ka thënë ai.

Në të njejtën kohe, Soros ka thënë se BE- ja nga brenda është udhëhequr nga“traktate të vjetëruara që nga kriza financiare e vitit 2008”.

Ai ka shtuar se puna e bllokut po pengohet nga institucione, funksionimi i të cilave është bërë “shumë i komplikuar dhe në një mënyrë kanë ndikuar në mos funksionalitetin e BE-së”.

Soros ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja mund të zgjasë më shumë se pesë vite dhe sipas tij Brexit mund të shfrytezohet nga Brukseli “si katalizator për krijimin e reformave të reja”.

Bashkimit Evropian i duhen rregulla të reja për të ruajtur vlerat e veta, dhe ky objektiv mund të arrihet vetëm përmes vendosshmërisë së anëtarëve të vet dhe "angazhimit aktiv të shoqërisë civile", ka thënë Soros./rel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat