OKB: Irani nuk e ka tejkaluar kufirin e caktuar bërthamor

Bota

OKB: Irani nuk e ka tejkaluar kufirin e caktuar bërthamor

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:34
Iran

Agjencia bërthamore e OKB-së tha se Irani e ka mbajtur programin bërthamor brenda kufijve që i lejon marrëveshja e vitit 2015, të cilën Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Në një raport të ri të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore thuhet se Irani e ka pakësuar ndjeshëm aktivitetin e vet bërthamor dhe e ka mbajtur rezervën e uraniunimit të pasuruar që disponon poshtë limitit për të cilin është rënë dakord.

Në vlerësim thuhej se Irani nuk ka pasuruar uranium mbi nivelin e nevojshëm për të prodhuar armë dhe se nuk e ka vazhduar ndërtimin e reaktorit Arak", të cilin mund ta përdorë për prodhimin e plutonit të pasuruar në nivelin e nevojshëm për armë.

Irani ka rënë dakord për marrëveshje bërthamore me një numër vendesh perëndimore në vitin 2015, pas disa vite tensionesh të larta lidhur me aspiratat bërthamore.

Në shkëmbim të pakësimit të aftësive të veta bërthamore, sanksionet ekonomike ndaj Iranit u pakësuan.

Presidenti Donald Trump e ka cilësuar marrëveshjen me Iranin “traktatin më të keq të negociuar ndonjëherë” dhe shprehu interes në rinegociimin e saj në të ardhmen. Irani ka thënë se nuk ka plane për ta bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat