Qytetet më të mira për të jetuar

Bota

Qytetet më të mira për të jetuar

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 12:04
Lisbona

Platforma holandeze për punët freelance, Hoofdkraan.nl, ka publikuar një raport që tregon qytetet më të mirë në botë për të punuar si freelancer, nisur nga 23 faktorë në 117 qytete.

Të jesh punonjës freelance mund të jetë çliruese. I zgjedh vetë oraret, çfarë dëshiron të bësh si edhe pagesën për orë pune. Megjithatë do të thotë gjithashtu se puna nuk është gjithnjë e garantuar dhe mund të bëhet e vështirë kur të duhen para për të paguar faturat.

Qytetet më të mira për të jetuar kur nuk ke punë të garantuar:

9. Vankuver, Kanada - Qytet që është tërheqës për freelancer-at për shkak të cilësisë së lartë të jetesës.

8. Bratislava, Sllovaki - Ka normat më të ulëta të taksave nga të gjithë qytetet e tjerë në listë dhe ka një kosto të ulët jetesë duke e bërë një vend parësor për ata që nuk kanë të ardhura të garantuara.

7. Marsejë, Francë - Qyteti i vogël siguron të gjitha komoditetet për jetë sociale të lulëzuar por gjithashtu ka shumë mundësi për freelancer-at për të punuar.

6. Bristol, Angli - Qyteti perëndimor i Anglisë është pranë Londrës, është i sigurt dhe ka shumë vende nga ku të punosh, thotë Hoofdkraan.nl. Ka gjithashtu cilësi më të mirë jete dhe është më i lirë se Londra.

5. Nju Orlins, ShBA - Thuhet se qyteti ka një nga vlerësimet më të larta për cilësinë e jetës dhe ka gjithashtu jetë nate fantastike për vendasit.

4. Las Palmas, Gran Kanarie - Mot fantastik, afër plazhit dhe natyrës.

3. Sevilje, Spanjë - Kostoja e ulët e jetesës dhe moti i mirë e ndihmojnë qytetin spanjoll të renditet thuajse në majë të klasifikimit, duke qenë se njerëzit mund të qëndrojnë për më gjatë dhe më pak para.

2. Majami, ShBA - Qyteti bregdetar thuhet se është një nga më të mirët për cilësinë e jetës si edhe ka interneti më të shpejtë me 80 MB/s.

1. Lisbonë, Portugal - Interneti i lirë dhe i shpejtë është domosdoshmëri për këdo që punon larg. Është nga më të shpejtët në Europë, si edhe punëtorët mund të gëzojnë duke qëndruar pranë plazhit gjatë kohës së lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat