Të shtëna në Hong Kong: Një grua plagos katër persona

Bota

Të shtëna në Hong Kong: Një grua plagos katër persona

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:03
Hong Kong

Nga të shtënat në Hong Kong janë plagosur katër persona bëjnë të ditur mediat atje.

E përditshmja “The South Morning Post” ka shkruar se në një qendër tregtare në pjesën lindore të Hong Kongut është arrestuar një femër e cila me armë zjarri plagosi katër persona.

Kjo gazetë shkruan se të plagosurit janë të moshës mes 40 dhe 60 vjeçare, janë banorë të Hong Kongut dhe se në pyetje është sulm i qëllimshëm.

Policia njofton se ka mundësi për një sulm terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat